HISTORIA GOJORE

Me qëllim që sadopak të kontribuojmë në sensibilizimin e çështjes së përdorimit të historisë gojore në ndriçimin e së kaluarës historike, është përgatitur ky libër universitar për studentët e historisë, por edhe të lëmive të tjera, të cilët historinë gojore e përdorin për kërkime shkencore dhe hulumtues. Libri Historia gojore do t’u shërbejë të gjithë studiuesve që interesohen për grumbullimin e të dhënave historike nëpërmjet të metodave dhe formave qe kjo disiplinë i aplikon në metodologjinë e saj shkencore. Historia gojore si fushe e re studimore ka për qëllim plotësimin e burimeve të shkruara që duke përdorë metodën krahasimtare në mes tyre arritjen sa me reale ne trajtimin e ngjarjeve. Ky tekst ka edhe një arsye tjetër për tu aplikuar në ambientet tona ballkanike sepse vetë dija e arkivimit dhe ruajtjes së burimeve të shkruara nuk ishte ne nivel të lartë dhe historia gojore e plotëson këtë zbrazësi. Kjo disiplinë shkencore është shumë funksionale dhe në mënyrë të veçantë i plotëson burimet e shkruara të historisë bashkëkohore por edhe ngjarjet tjera të cilat dëshmitar të ndryshëm i kanë përjetuar apo kanë njohuri mbi ato, duke ofruar materialë edhe për gazetarë, publicistë, kronist apo studiues të fushave të përafërta. Shpresojmë, se shfrytëzimi i këtij libri do të kontribuojë, që procesi i mësimit të historisë gojore të bëhet sa më interesant dhe interaktiv, si për studentë ashtu edhe për profesorë. Libri nëpërmjet hulumtimit të tregimeve personale dhe trendëve të ndryshme, të cilat ekzistonin në jetën politike, kulturore, ekonomike, shoqërore dhe të përditshme, do të ndihmoj në thellimin e njohurive dhe zhvillimin e shkathtësive, jo vetëm të profesorët, por edhe të studentët. Libri ka gjithsej 246 faqe, botues është Universiteti i prishtinës, 2018. ISBN 978-9951-00-215-8

 

Mendimet e recensentëve për këtë libër mund t'i lexoni në vazhdim:

 

Zhvillimet e reja të avancimit dhe mësimit të shkencës së historisë në botën perëndimore  kanë parashtruar nevojën për tekste  mësimorë të cilat trajtojnë fusha të veçanta të historisë të pa trajtuar deri më tani. Konformë këtyre tendencave edhe Fakulteti Filozofik- Departamenti i historisë në planin mësimore ka sjell risi programore që kanë inkorporuar lëndë të pa trajtuar deri me tani. Në këtë kontekst  libri "Historia gojore" e autorit Prof. asoc. dr. Bujar Dugolli  pa dyshim se parqet një risi dhe ndihmesë për studentë jo vetëm te fushës së historisë por edhe profesionist të arkivistikës, muzeologjisë, gjenealogjisë si dhe shkencave tjera shoqërore.

Mbështetur në këto kritere autori Prof. asoc. dr. Bujar Dugolli librin e ka ndarë në 13 kapitujt që korrespondojnë edhe me  syllabusin e lëndës të paraparë për ta elaboruar brenda një semestri akademik. Duke ndjekur parimin metodologjik libri përmban  parathënien dhe hyrjen ku jepen njoftime fillestare lidhur me përmbajtjen dhe rendësin e historisë gojore si disiplinë e re studimore në shkencën e historisë.

Teksti në vazhdim trajton temat që kanë të bëjnë me terminologjinë, kuptimin dhe metodat e historisë gojore duke  elaboruar hollësisht secilën  nga këto përmbajtje.

Kapitujt në vazhdim  duke respektuar rendin kronologji na japin një përshkrim  të zhvillimit historik të kësaj disipline duke potencuar rendësin vlerat dhe aplikimin ne studimet historike por edhe  marrëdhëniet e  historisë gojore me materialin tjetër arkivor si dhe disiplinat tjera me të cilat plotësohet  kjo disiplinë.  Përveç anës teorike libri analizon dhe ofron mundësin e aplikimit praktik të kësaj metode hulumtuese duke i përgatitur studentet për aktivitet ne teren të grumbullimit të dhënave gojore. Në libër rëndësi e veçantë i  kushtohet  metodës së grumbullimit të dhënave gojore përmes metodës së intervistave, shfrytëzimit të internetit, formave tjera mediale si dhe transkribimin dhe inkorporimin e tyre ne temë. Autori duke analizuar me sensin kritik potencon se ne historinë gojore duhet kushtuar kujdes besueshmërisë së të dhënave gojore duke i krahasuar dhe plotësuar me ato të shkruara. Duke vazhduar me aplikimin praktik  te të dhënave autori ne kapitujt vijues trajton edhe mënyrën e sistemimit, ruajtjes respektivisht arkivimit të materialit të grumbulluar si dhe shfrytëzimit dhe publikimit të tij.

Nga rrafshi i trajtimit të përgjithshëm të Historisë gojore autori ka ndarë një kapitull të veçantë, respektivisht kapitullin e fundit të XIII me radhë ku trajton tematiken e Historisë gojore ne Kosovë, duke potencuar rendësin e kësaj disipline për arkivimin e ngjarjeve të luftës së fundit në Kosovë mbështetur ne faktin  se një numër i madh protagonistësh të këtyre ngjarjeve paraqesin potencial të rëndësishëm për historinë gojor ne shërbim të ndriçimit të ngjarjeve tragjike nga lufta ne Kosovë. Libri në fund duke respektuar kriteret metodologjike ofron edhe një shtojcë ku paraqitet ne mënyrë praktike një udhëzues për mënyrën e intervistimit të historikut të jetës familjare, një udhëzues  tjetër për intervistë lidhur me toponimet e vendbanimeve si dhe projektin  hulumtues për viktimat e krimeve në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Libri po ashtu fare në fund paraqet tryezën e literaturës  e cila ne pjesën me të madhe është e proveniencës së huaj dhe mendimet përmbledhëse në formë të përfundimit.

Mbështetur ne  konsideratat e larë cekuar si dhe duke respektuar integritetin profesional dhe akademik  të autorit por edhe të përmbajtjeve të parashtruara ne libër, jemi të bindur se ky libër plotëson kriteret e tekstit universitarë dhe do të jetë në funksion të avancimit të metodave të reja hulumtuese që do ti ndihmonin studentet ne thellimin dhe zgjerimin e dijeve të tyre si dhe do të plotësoj vakumin për tekste të tilla në gjuhen shqipe.

Prof. Dr. Muhamet Mala

Prof. Dr. Jusuf Osmani

 

 

Publikime

  • HISTORIA GOJORE

    Me qëllim që sadopak të kontribuojmë në sensibilizimin e çështjes së përdorimit të historisë gojore në ndriçimin e së kaluarës historike, është përgatitur ky libër universitar... Më shumë

  • 1 TETORI I KTHESËS - Lëvizja studentore 1997 - 1999

    Ky libër është një rrëfim i liderit të Lëvizjes Studentore të Universitetit të Prishtinës 1997 – 1999, lëvizje kjo e cila vazhdon të vlerësohet si çasti më i rëndësishëm i... Më shumë